Moment nga numërimi i votës së diasporës së Greqisë te Parku Olimpik

Politikë

Diaspora e Greqisë mban në ‘ethe’ kandidatët! Rivalitet në 4 qarqe brenda dhe mes PS-PD! Në Tiranë garë mes Xhaçka-Gjylameti dhe Rakipi-Qefalia! Në Kukës Çela ia merr Shehut

17 Maj, 20:22| Përditesimi: 17 Maj, 21:18

  • Share

Ndërsa gara për partinë duket se po vijon vetëm në qarkun e Fierit, edhe pse nuk pritet të ketë ndryshim mandati nga njëra forcë te tjetra, të gjitha qarqet e tjera kanë vazhduar të numërojnë votën preferenciale të kandidatëve.

Nnë sallën e Parkut Olimpik në kryeqytet janë kandidatë nga e gjithë Shqipëria, që po monitorojnë votën personale, edhe pse në fakt gara preferenciale zhvillohet aktualisht vetëm në qarqet Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Korçë, pasi në të tjerat lëvizjet mbeten të pandryshueshme, duke iu referuar zarfeve të mbetura të Greqisë.

Garë kandidatësh brenda partisë dhe mes forcave të mëdha ka aktualisht në Korçë, Kukës dhe Lezhë.

Në Kukës është mbyllur numërimi i zarfave të Greqisë, ku Isuf Çela ia ka marrë në fund brenda garës së PD-së mandatin Shkëlqim Shehut vetëm me 64 vota diferencë, duke u bërë deputet i qarkut.

Në Korçë Besa Spaho e PS përpiqet ta ruajë mandatin nga Eslemvera Zake. Në Lezhë, Admir Kadeli mendon se mund Marjeta Nelin tek PS.

Gjithashtu vijon gara e fortë edhe brenda PS-së në Tiranë, pasi diferencat mes 4 kandidatëve vetëm për 2 vende në Kuvend, janë të ngushta. Konkretisht po luftojnë për një vend nga kuota gjinore deputetet Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti, me këtë të fundit që nga numërimi pa Greqinë ishte në avantazh me 20 vota. Tjetra është gara mes dy burrave, deputetëve Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi, po për një vend, teksa i dyti ndodhej mbi 130 vota para kolegut nga numërimi pa diasporën e Greqisë.

Teksa nuk ka asnjë tendencë deri tani që Alimehmeti të mundë Tabakun, ndërsa kjo e fundit është shkëputur me 3 mijë vota dhe zarfet e Greqisë vështirë se mund ta ndryshojnë raportin.

Ora 21:16
Përmbysje kandidatësh brenda PD-së në qarkun e Kukësit pas votave të diasporës së Greqisë, Isuf Çela ia ‘rrëmben’ mandatin Shkëlqim Shehut në ‘fotofinish’! Diferenca vetëm 64 vota

Renditja përfundimtare e kandidatëve të PD në Kukës

Mbyllet edhe numërimi i zarfeve të votave të diasporës së Greqisë për qarkun e Kukësit, duke i dhënë fund të gjithë procesit për këtë qark.

Ndryshimi ka ardhur në fund, teksa gara ishte zhvendosur për kandidatët brenda PD-së. Isuf Çela ia ka marrë vetëm me 64 vota mandatin në fund Shkëlqim Shehut, i cili rezultoi fitues nga gara brenda vendit me mbi 400 vota para.

Por diaspora ka sjellë përmbysjen dhe në fund Çela ka marrë mandatin e deputetit edhe sipas KQZ, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

Në këtë qark mandatet ishin ndarë 2 për PD dhe 1 për PS, teksa gara ishte zhvendosur vetëm brenda demokratëve për kandidatët.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tropoja: 17/05/2025 22:17

    Po normal shok I ngusht i nodig te rrugesThuman Kashar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?