Të gjithë ata që janë regjistruar në KQZ si votues nga jashtë, por nuk e marrin dot fletën e votimit deri të dielën për një arsye, ose një tjetër, nuk mund të vijnë në Shqipëri e të votojnë fizikisht, pasi emri i tyre nuk do të jetë në listën e zgjedhësve.
Ky mesazh shkon kryesisht për shqiptarët e Greqisë, të cilët po hasin vështirësi për të marrë fletën e votimit dhe për të votuar aty ku ata jetojnë.
Afërsia gjeografike mund të bëjë që ata gabimisht të mendojnë se mund t’i hipin makinës e të vijnë fizikisht të votojnë të dielën.
Kjo ka funksionuar në të shkuarën, por nuk vlen kësaj radhe. Pasi në momentin që ata janë pranuar nga KQZ si votues nga jashtë, emri i tyre nuk gjendet më në listën e zgjedhësve në Shqipëri.
Por, të gjithë ata që u refuzuan nga KQZ, apo nuk aplikuan kurrë online në KQZ për t’u regjistruar, mund të vijnë lirshëm të votojnë në qytetin apo fshatin ku kanë pasaportizimin në Shqipëri, pasi emri i tyre është në listën e zgjedhësve.
Komente
