Politikë

Diaspora i dha mbështetje të madhe, Rama mesazh emigrantëve: Faleminderit që iu bashkuat trenit të fitores! Mesazhi domethënës, për Shqipërinë në BE

20 Maj, 08:23| Përditesimi: 20 Maj, 10:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga takimet që ka zhvilluar në diasporë, ndërsa shpreh falënderimet për mbështetjen e madhe që i dhanë edhe emigrantët në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë shkruan se kjo fitore është domethënëse jo thjesht për numrat, por edhe për mesazhin e fuqishëm që dhanë, për Shqipërinë në BE.

“Mirëmëngjes dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.

Përveç votuesve brenda vendit, PS rezultoi forcë e parë edhe në diasporë, ku siguroi më shumë se 122 mijë vota, një diferencë e thellë në krahasim me koalicionin e Sali Berishës, i cili mori 47 056 vota. PS siguroi 83 mandate, ndërsa PD pësoi një tkurrje nga 2021 duke rënë në 50 mandate.

Në fjalimin e fitores, Rama e vlerësoi fitoren me notën 10, ndërsa tha se qytetarët i kthyen zgjedhjet në një referendum për të mundësuar rrugëtimin evropian të vendit.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?