200 mijë shqiptarë të diasporës kanë bërë kërkesë për regjistrim pranë KQZ-së si votues përmes postës.
Deri më tani janë pranuar gati 162 mijë emigrantë dhe gati 38 mijë janë refuzuar.
Me këto ritme, parashikohet që gjatë dhjetë ditëve të fundit, pra, deri në 4 mars, shifra totale e të regjistruarve të kapë 200 mijë zgjedhës nga jashtë.
Kjo është sa dyfishi i parashikimit që kishte bërë KQZ dhe qeveria për këtë votim që do të realizohet për herë të parë.
Të dy palët, kishin rezervuar 5 milionë euro fond për postën, që do të mjaftonte për 100 mijë fletë votimi. Burime pranë KQZ thanë për Report TV se ky institucion kërkon nga qeveria fond shtesë, që mund të jetë edhe 5 mln euro të tjera, si dhe shtesë në staf, i cili duhet të kujdeset për mbushjen e zarfeve me fletët e votimit dhe dorëzimin e tyre në postë.
Deri më tani, pranë KQZ-së janë paraqitur për tu regjistruar 20 parti politike. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta nga burgu kanë firmosur kërkesat e tyre. Akoma nuk e kanë dorëzuar kërkesën e tyre parti të cilat janë duke menduar një organizim të përbashkët, si LZHK e Dash Shehit, Djathtas 1912 e Alibeajt si dhe partia e re e Bashës.
Në funksion të 11 majit, Ilirjan Celibashi do tu prezantojë partive dy plane për shtrirjen e votimit elektronik. Një skenar i mësuar nga Report TV, përfshin votim e numërim elektronik në njësinë nr. 8 në Tiranë, si dhe në bashkitë Vorë e Kavajë. PD refuzoi shtrirjen e këtij modeli në një qark të plotë.
Komente

/XON/,ku jeton ti?! A e ke idene se kushton me lire t'a postosht voten se sa te shkosh te votosh ne ambasade?! Mua me duhet te udhetoj me makine 4 ore e ca per te votuar ne ambasade dhe sigurisht nuk kam ndermend te paguaj as trenin,as avionin per te njejtin destinacion(ambasaden) per te votuar,prandaj posta eshte metoda me e mire dhe do te ishte mire qe KQZ t'a vinte ne perdorim voten me poste jo vetem per diasporen,por dhe per votuesit brenda Shqiperise,por kjo eshte dicka qe i perket te ardhmes se bashku me votimin elektronik ne te gjithe territorin shqiptar.
PërgjigjuNuk ke nevoj te udhetosh fare! Nqs jeton ne europe, kudo qofsh, kushton diku ke 1 euro , dhe eshte me e sigurt sesa ta dergosh ne shqiperi me post!!!!!!! Por 5 milion EURO!!!!!!
Ju paskeni qen te pangopur o plera!!! Nga e nxoret ju kte shifer 5 milion euro?!! Emigrantet mund te votojn te ambasadat perkatse. Edhe sikur te dergoni Nga 5 vezhgues te KQZ qe te vezhgojn dhe numerojn votat ne 200 ambasada mbare boten nuk do te kushtonte me shum se 500 mije euro me bilete me fjetje dhe ngrenje. Si nuk u bot I her njerez o ZHULSA O PLERA O ZAGAR
Përgjigju