Politikë

Diaspora/ Mbi 102 mijë fletë votimi mbërrijnë në KQZ, problematike mbetet Greqia! Janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total

1 Maj, 10:12| Përditesimi: 1 Maj, 11:21

  • Share

102 197 zarfe me votat e diasporës në total kanë mbërritur në KQZ. Sipas të dhënave zyrtare, numrin me të lartë të kthimeve të zarfeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania me 15 158 dhe Greqia me 12 040. 

Shteti helen ka pasur një përmirësim, por sërish mbetet problematike. Nga SHBA kanë mbërritur 9 757 zarfe me votat, nga Mbretëria e Bashkuara 7 807, Franca 2 721 etj. 

Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, Durrësi me 14 151 vota, Fieri me 11 500, Elbasani 9 982 etj. 

Greqia vijon të jetë një problem, pavarësisht një aktivizimi të lartë të KQZ-së dhe Ambasadës Shqiptare në Athinë. KQZ ju kërkon shqiptarëve në mbarë botën të hyjnë online në faqen e saj e të raportojnë problemet, për t’i zgjidhur në 10 ditët që kanë ngelur në dispozicion.

Ambasada jonë në Greqi po poston përditë në rrjetet sociale adresa të zyrave postare që do të jenë hapura përtej orarit zyrtar dhe në ditë pushimi për këtë qëllim. 

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve
Itali 46,203 ose 18.8%
Gjermani 15,158 ose 6.2%
Greqi 12,040 ose 4.9%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 9,757 ose 4.0%
Mbretëria e Bashkuar 7,807 ose 3.2%
Franca 2,721 ose 1.1%
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 24,191 ose 9.8%
Durrës 14,151 ose 5.8%
Fier 11,500 ose 4.7%
Elbasan 9,982 ose 4.1%
Shkodër 7,178 ose 2.9%
Korçë 6,721 ose 2.7%
Vlorë 6,474 ose 2.6%
Lezhë 6,315 ose 2.6%
Berat 6,203 ose 2.5%
Dibër 4,991 ose 2.0%
Gjirokastër 2,559 ose 1.0%
Kukës 1,932 ose 0.8%

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?