LETRA/ Emigrantët në Itali falenderojnë ministrin Hasani për marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve

6 Shkurt, 19:47| Përditesimi: 6 Shkurt, 20:07

  • Share

1707245846_hasani.jpg

Emigrantët kanë falenderuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmes një letre pas nënshkrimit të marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Itali.

"Përshëndetje Zoti Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. FALËNDERIM, Me këto rreshta që nuk arrijnë të përfaqësojnë gjithë ç’ka ndjejmë në këto momente, ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP (Itali) për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në arritjen e marrëveshjes në fushën e sigurisë sociale midis Italisë dhe Shqipërisë.

Le të vazhdojmë këtë rrugë duke e çuar deri në fund aplikimin e kësaj marrëveshje brenda pak muajve. Çdo dite e humbur krijon një dëm tek bashkatdhetarët tanë. Me këtë rast kemi vlerësuar pozitivisht efikasitetin dhe shpejtësinë në zgjidhjen të problemeve të shtetit aktual shqiptar.

Ju lutemi që të shprehni mirënjohjen tonë të gjithë punonjësve që kanë kontribuar në këtë rezultat pozitiv duke përfshirë edhe Zonjën Olta Xhaçka. Me respekt e mirënjohje. Anëtaret e shoqatës Diaspora 91 – 19 ANIAP në Itali e Shqipëri, me 06/02/2024", shkruajnë në letër anëtarët e shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP në Itali dhe Shqipëri

Letra e anëtarëve të shoqatës diaspora


Lajmi kryesor:

Shqipëri - Itali njohin vitet e punës për pensionin pas 15 viteve negociata! Dy ministrat e Jashtëm firmosin marrëveshjen! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?