Foto e emigrantëve e postuar nga Rama

Politikë

Diaspora nis votimin, Rama nxjerr foton e emigrantëve: Prekëse dhe frymëzuese, jua shpërblefsha me pasaportën europiane

16 Prill, 08:54| Përditesimi: 16 Prill, 14:45

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e të mërkurës një foto të një familjeje emigrantësh në Evropë që kanë marrë fletët e votimit për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i qeverisë shkruan se fotoja është prekëse, por njëkohësisht edhe frymëzuese që lidhet me përpjekjen e përbashkët për Shqipërinë evropiane. 

Rama thotë se do t'ua shërblejë me hyrjen e Shqipërisë në BE dhe me marrjen e pasaportave evropiane. 

"Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030. 

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës", shkruan kryeministri. 

Deri një ditë më parë, ishin 15 shqiptarë jashtë vendit që morën fletët e votimit. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Londra: 16/04/2025 20:23

    Jau shperblefsha duke ju larguar nga vendi.

    Përgjigju
  • Emigrant: 16/04/2025 17:09

    Votuan per Ramen! Nga e more vesh? Po ata e kane pasaporten europiane. Cfar do bezh per ne ketu, lere pasaporten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?