Politikë

‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’ shijon fitoren, Florjan Haçkaj: Të gjithë të votojnë! Vetëm 2 % e anëtarëve tanë patën probleme

2 Maj, 16:24| Përditesimi: 2 Maj, 16:31

  • Share

Në vitin 2021, emigrantët shqiptarë nuk u lejuan të kalonin kufirin për të votuar, atëherë e arsyetuar me masat anti COVID. Ishte ky momenti kur organizata ““Diaspora për Shqipërinë e Lirë” vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar të drejtën e diasporës për të votuar nga jashtë.

4 vjet më pas, një prej aktivistëve, Florjan Haçkaj, ka udhëtuar nga Zvicra drejt Tiranës për të parë rezultatet e betejës që fituan në Gjykatën Kushtetuese.

“Është numër që na pëlqen, diku tek 250 mijë qytetarë, me 50 mijë refuzimeve. Është shifër që duhet të rritet në të ardhmen, por që na kënaq për këtë herë të parë. Besoj që procesi është bërë në një kohë shumë të ngushtë, dhe për këtë duhen përgëzuar që ka shkuar mirë dhe janë shpërndarë në kohë zarfet. Deri më tani janë 127 mijë zarfe të kthyera, pra është goxha sukses gjykoj unë”, thotë ai.

Duke veçuar ato në Greqinë fqinje, Haçkaj thotë se problemet kanë qenë të izoluara.

“Nga të gjithë anëtarët e lëvizjes sonë, diku tek 2% janë ata që kanë raportuar probleme që nuk ju janë lënë zarfet personalisht, apo i janë lënë një familjari për të gjithë, pjesa tjetër rezulton ta ketë marrë fletën konform rregullave. Di që ka një problem në Greqi që KQZ duhet urgjentisht ta denoncojë tani, dhe jo pas zgjedhjeve”.

Aktivisti bën thirrje që kushdo që është regjistruar, të mos neglizhojë e të votojë.

“Ju lutem votoni, shkundeni votën pasi është arma më e fortë që kemi”.

Vetë Haçkaj thotë nuk e ka marrë ende fletën e votimit. Ai ka rezervuar një takim me postën më 5 maj, dhe sapo të kthehet në Zvicër do të votojë.

K.T./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?