TIRANE - Vetoja që Partia Demokratike i ka vënë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës, pa u plotësuar kërkesa që emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja, ka ndarë palët edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ilirjana Nano, kryetarja e Komisionit Rregullator, organi në KQZ që bën miratimin e akteve nënligjore, thotë se vota pa dokument shqiptar, pasaportë apo Kartë Identiteti qoftë, është e pamundur.
“Me kodin aktual është e pamundur të votosh me dokumente të huaja”, thekson Nano.
Ndryshe nga Nano, Muharrem Çaka, anëtar i rregullatorit i propozuar nga opozita, thotë se vota e emigrantëve me dokumente të huaja është e mundur, dhe do ta bënte procesin gjithëpërfshirës, e për këtë mjafton vullneti i palëve.
“Platforma e regjistrimit është një mekanizëm që është krijuar nga KQZ me qëllim të mundësojë dhe evidentojë votuesit nga jashtë. Praktikisht këta shtetas e kanë emrin në listën pasive të zgjedhësve dhe në momentin që regjistrohen, për dokument mund të japin dokumentin biometrik të huaj. Kërkesën nuk e verifikon aplikacioni, por operatori që qëndron pas kompjuterit dhe në momentin që verifikon të dhënat, e regjistron. Personalisht mendoj që nëse ka dëshirë dhe vullnet është e realizueshme”, shprehet Çaka.
Dy ditë më parë, edhe numri një i KQZ Ilirjan Celibashi tha se platforma përmes së cilës bëhet regjistrimi i emigrantëve nuk pranon dokumente të huaja.
Ky i fundit është në pritje të miratimit nga Kuvendi të draftit me 3 pika por votën e diasporës, që mundëson pagesën e postës edhe në kthim, afrimin e afateve me 10 ditë, që do i jepte diasporës mundësi të kishte më herët fletën e votimit në duar si dhe numërimin e votës së tyre nga komisionerë politikë, ndryshime miratimi i të cilave po rrezikohet seriozisht nga kushti i PD-së.
PS rrezikon të mos i plotësojë 84 votat e nevojshme në Kuvend as me deputetët e grupeve të tjera parlamentare të distancuar nga Sali Berisha. Edhe Lulzim Basha përmes një reagimi në emër të pak deputetëve që e ndjekin tha se nuk voton pa u hapur edhe listat, njëjtë si dhe Alibeajt me të tijtë, që për Report Tv tha se do të votonte çdo lehtësi dhe komoditet të votës së diasporës, por vetëm nëse hapen listat pasi diaspora nuk mund të përdoret si plaçkë lufte elektorale.
/XXX/,ai qe nuk ka ID shqiptare,por ka ID te huaj duhet te votoje sa kohe ruan shtetesine e dyfishte,pra dhe ate shqiptare.
PërgjigjuTe kerkosh qe te huajt te votojne ne zgjedhjet e shtetit shqiptar eshte katastrofe qe vetem nje i cmendur i deklaruar si kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, shkaterruesi i Shqiperise dhe kryevrasesi e kryehajni i Vicidolit mund ta artikuloje. Cili shtet ka pranuar qysh prej 2000 vjetesh te votohet me pasaporta te huaja?!
Përgjigjuai qe ska ID shqiptare dhe ka ID te huaj nuk ka pse voton sepse nuk eshte shqiptar. O legena
Përgjigju