Politikë

DIASPORA/ Raporti i orës 23:00, 1 orë larg mbylljes së regjistrimeve online

4 Mars, 23:02| Përditesimi: 4 Mars, 23:13

  • Share

1739804516_votaediaspores.JPG

Mesnatën e sotme përfundon afati për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Deri më tani, 1 orë larg mbylljes së portës së platformës online, rezultojnë:

Totali i kërkesave: 293,534

Të pranuar: 231,280

Të refuzuar: 41,841

Në shqyrtim e sipër (brenda 5 ditëve marrin përgjigje): 20,329

Zgjedhës që aplikuan vetëm ditën e sotme: 12,615

Numri i të refuzuarve u ul gjatë orëve të fundit me 500 vetë (42,321 ishte në orën 18:30, numri i të refuzuarve,  tani është 41,841).

Pasi u njoftuan se nuk do të kishin më shtyrje afati, emigrantët kanë provuar përsëri, duke marrë asistencë telefonike nga KQZ, dhe duke e bërë saktë aplikimin në orët e fundit.

Lista paraprake me emër, mbiemër, qarku ku shkon vota dhe shtet nga vjen zarfi, do të publikohet më datën 9 mars. Vetëm ata që janë në sistem dhe kanë pasaktësi në regjistër, kanë 48 orë kohë të kërkojnë ndryshime.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Në mesnatë mbyllet regjistrimi, s'ka shtyrje afati për diasporën! Debate në KQZ, rrëzohet kërkesa e PD për shtyrje të aplikimeve


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?