Politikë

Diaspora u regjistrua/ Fleta e votimit do të “fluturojë” në 107 shtete të botës! Shtetet që kryesuan, vendet e rralla dhe zgjedhësit sipas qarqeve

5 Mars, 14:08| Përditesimi: 5 Mars, 14:44

  • Share

Fleta shqiptare e votimit për Parlamentin e ri do të fluturojë në 107 shtete të botës, duke mbuluar përmes postës cdo cep të globit.

KQZ mbylli mesnatën e së martës aplikimet online, duke grupuar shifrën totale të 294,155 zgjedhësve në diasporë që bënë kërkesë për regjistrim.

Mijëra shqiptarë përdorën orët e fundit për aplikime. E marta regjistroi mbi 13 mijë kërkesa të reja, ndërsa 53 persona ishin duke e bërë aplikimin në minutën e fundit kur sistemi u mbyll.

KQZ është duke shqyrtuar rreth 18 mijë kërkesat e fundit, ndërsa deri më tani, më shumë se 233 mijë votues nga jashtë janë pranuar, dhe 42 mijë të tjerë janë refuzuar.

58 % e aplikimeve vijnë nga votues burra, dhe 42 % nga gra.

Të rinjtë, mes tyre edhe zgjedhës për herë të parë, të moshës 18-25 vjec, kanë treguar interes të ulët. Shumë prej tyre mund të kenë lindur në emigracion e mund të mos kenë fare dokumente shqiptare.

Mosha mbi 56 vjec, zë vetëm 17 % të aplikimeve online, gjë që me gjasë lidhet me vështirësi që kjo moshë mund të ketë pasur me teknologjinë. 25-45 vjecarët kanë interesin më të lartë (52%).

Në masë dërrmuese, ata që janë regjistruar deri më tani, i përkasin qarkut Tiranë, me rreth 50 mijë votues që janë pranuar nga KQZ.

Pas tyre vjen Fieri me 31 mijë aplikime, dhe Durrësi më 24 mijë.

Regjistrime më të ulëta shënojnë qarqet, Dibër, Gjirokastër e Kukës. Qarku verilindor, shënon më pak se 4 mijë votues nga diaspora.

ZGJEDHËS TË REGJISTRUAR SIPAS QARQEVE
Tiranë          49,837 
Fier             30,829 
Durrës         23,924 
Elbasan       23,767 
Korçë          19,665 
Vlorë           18,718 
Shkodër       16,518 
Berat           15,274 
Lezhë          13,851 
Dibër           9,045 
Gjirokastër 7,990 

Peshën më të madhe të regjistrimeve e mbajën Italia dhe Greqia, të ndjekur nga Gjermania, ShBa dhe Anglia.

Zgjedhës të miratuar sipas shteteve
Itali             87,047         37.3%
Greqi           62,724         26.9%
Gjermani     24,621         10.6%
SHBA         20,269         8.7%
Angli           16,652         7.1%

Në fillim të prillit, KQZ do të nisë shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporës, duke gjetur zgjedhësit përmes postës, në adresën që kanë deklaruar.

Ata që janë regjistruar deri tani, mbulojnë të gjitha kontinentet dhe skajet më të largëta e të padëgjuara.

VENDET E RRALLA
Ishujt Solomon
Kongo
Madagaskar
Suriami
Guandalupe
Aguila
Shën Helena
Vietnam

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 239 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?