Kronikë

Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet

8 Tetor 2024, 15:00| Përditesimi: 8 Tetor 2024, 15:08

  • Share

30 banorë në Dibër janë paraqitur sot në spital, pasi mendohet se janë helmuar nga sasia e lartë e klorit në ujin e rrjetit.

Banorët janë të fshatrave Kastriot, Vakuf, Fushë Alie.

Dibër/informacion paraprak

Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?