Dibër/ 35 vjeçari aplikon për kredi në emrin e dikujt tjetë përmes degës postare Peshkopi

26 Prill, 15:16
  • Share

Një person është në hetim në Dibër pasi përmes postës ka aplikuar për përfitimin e një kredie. Procesi I aplikimit është pranuar nga punonjësja e degës postare.

Dosja po hetohet nga prokuroria e Dibrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka aplikuar pranë Degës Postare Peshkopi, në emër të një shtetasi tjetër, me qëllim përfitimin e një kredie pranë një shoqërie financiare. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal edhe për shtetasen I. K., 34 vjeçe, punonjëse e Degës Postare, pasi ka pranuar aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?