Fillimisht policia ka arrestuar në flagrancë një 45-vjecar U.T banues në Bulqizë, pasi ishte konfliktuar me vëllain e tij dhe kishte ushtruara dhunë ndaj këtij të fundit.
Më tej iu vunë prangat një të riu nga Durrësi, V. M., 27 vjeç, u arrestua pasi ka rezultuar se ishte përfshire në një grup të goditur më parë nga policia ku kishte bashkëpunuar me disa persona në shitjen e lëndëve narkotike.
I riu ka përfunduar në qeli ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tij.
Gjithashtu njoftohet se gjatë një kontrolli fizik kundrejt një adoleshenti të dyshuar si problematik, policia i ka gjetur një pistoletë shenjëdhënëse, 17-vjecari i vënë nën hetim do të do të gjykohet në gjendje të lirë.