Arrestohet në flagrancë një 30-vjeëar në Burrel, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet lëndë narkotike, e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të megaoperacionit ‘Tempulli 2’, bazuar edhe në informacionet nga inteligjenca policore u finalizua ‘Take the moment’.
Si pasojë u bë e mundur arrestimi i L.B., 30 vjeç, banues në Burrel. Në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua lëndë e dyshuar kokainë e ndarë në 4 doza gati për shitje.
'Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L.B., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.', thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se L.B., pasi e siguronte lëndën narkotike e ndante në doza për ta shitur në qytetin e Burrelit. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.