Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë teksa drejtonte në gjendje të dehur automjetin e tij.
47-vjeçari i identifikuar me inicialet Q.Gj, është pikasur dhe vënë në pranga nga policia rrugore në Dibër.
"Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Q.Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur."-njofton policia.
Po ashtu, një 27-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Dibrës.
I riu me inicialet A.L., u kap duke transportuar me një automjet tip fugon, lëndë drusore të cilën e kishte prerë në mënyrë të paligjshme.
Blutë bëjnë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.