DIBËR - Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm po kundërshtojnë marrjen e një burimi uji që buron në malin sipër fshatit, për të furnizuar 15 mijë banorë të zonës së Maqellarës.
Banorët ankohen se Bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me ta, pasi përdorin për vaditje ujin që pretendon bashkia të marrë për Maqellarën. Ata nuk lejojnë marrjen e ujit, pasi thonë se në 30 vjet bashkia nuk ka bërë asnjë investim.
Nga Bashkia e Dibrës thonë se qëllimi është të marrë ujë në mal të këtij fshati, por banorët e përdorin për vaditje dhe nuk i lejojnë. Duan të bëjnë ujësjellësin e Maqellarës. Ndërkohe që ujësjellësi do bëhet thonë nga Bashkia edhe pse ka kundërshtimi nga banorët e fshatit Kërçisht i Epërm.
Shume fshatra ne Shqiperi jane braktisur nga vampiret qe ju marin ujin per ta cuar ne zona te tjera ose me e poshtra per te ndertuar hidrocentrale.
Përgjigju