Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku

30 Qershor, 10:41| Përditesimi: 30 Qershor, 10:49

  • Share

DIBËR-Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kultivuar të bimë narkotike, brenda një zone të pyllëzuar në fshatin Selishtë.

Në hetim është vënë edhe kryeplaku i fshatit dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, informoi sot policia.

Efektivët e policisë kannë asgjësuar dhjetëra bimë kanabisi dhe mjete pune që shërbenin për këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?