Dibër, digjen 15 hektarë pishë në malin e Balgjajt, kërkohet ndërhyrje nga ajri

15 Shtator 2020, 13:43| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 14:02

  • Share

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Balgjajt që prej mbrëmjes së të hënës (14 shtator) në Dibër.

Zjarri po merr përmasa të frikshme nga ora në orë për shkak të erës së fortë si dhe barishteve të thata. Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat.

Madje i vetmi mjet zjarrfikës në vendngjarje është i Bashkisë së Matit,  pasi ai i Klosit sipas drejtuesve të Bashkisë e ka të pamundur të ngjitet atje si pasojë e problemeve teknike që ka.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Matit kanë ndërhyrë në anën veriore të Malit të Balgjajt ku dhe ndodhet masivi më i madh me pishë të zezë.

Zjarri po merr përmasa të frikshme ku deri tani ka shkrumbuar më shumë se 15 hektarë dhe ende vazhdon të përhapet. Në ndihmë të zjarrfikësve që po punojnë me pompa shpine kanë shkuar edhe punëtor të subjekteve minerare që punojnë në atë zonë.

Neutralizimi i flakëve duket i pamundur në rrugë tokësore për shkak të terrenit të thyer malor. Specialistët zjarrfikës po përballen me vështirësi jo vetëm nga terreni por edhe nga trungjet e thata me flakë që shkëputen nga vatra e zjarrit.

Autoritetet lokale bëjnë apel për ndihmë nga ajri pasi flakët do të djegin një ndër kurorat më të bukura të Matit.

Ende nuk dihet se si u shkaktua zjarri ndërkohë policia ka mbërritur atje për të zbuluar nëse ai ishte i qëllimshëm dhe për të vënë autorët para drejtësisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?