DIBËR-Një 35- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi goditi me grusht për shkak të detyrës një punonjës policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë personin me inicialet E. Ç., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar, ka goditur me grusht, një punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente
