DIBËR-Drejtoresha e Spitalit të Dibrës është vënë nën hetim nga policia, pasi goditi me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave në këëtë spital.
Ngjarja ka ndodhur më datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, ku në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shefi i dinancave në këtë spital Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër.
‘Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", njoftoi ditën e sotme policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente
