Policia e Dibrës

Kronikë

Dibër/ I kërkuar për kultivim droge nga Shkodra, 25-vjeçari kapet duke kaluar ilegalisht kufirin! Gjykata i kishte vendosur masën ‘arrest me burg’

14 Shkurt, 09:05| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:08

  • Share

Dibër- Po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin shqiptar nga Piramida nr. 15 në Dibër, arrestohet i kërkuari për drogë nga Policia e Shkodrës, ndaj të cilit kishte edhe një masë arresti me burg.

Policia Kufitare konfirmoi sot (14 Shkurt) kapjen e 25-vjeçarit me inicialet A.R., pas sinjalizimit që morën se një i dyshuar po kalonte në atë zonë. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të piramidës 15, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, shtetasin A. Rr., 25 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndaj të riut, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike".
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?