Policia e Dibrës ka arrestuar një 43- vjeçar me inicialet G.T, pasi i mori një personi një shumë parash me anë të mashtrimit.
Sipas policisë, 43- vjeçari, i ka marr një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t'ja dërguar një të afërmi të tij.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/ I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, një shtetasi, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të shtetasit R.D, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T., 43 vjeç, banues në fshatin Kastriot, Dibër.
Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t'ja dërguar një të afërmi të tij.
Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.