Policia e Dibrës

Kronikë

Dibër/ I përfshirë në grupin e shpërndarjes së drogës në Klos, ‘Pritja’ prangos në Tiranë 29-vjeçarin e kërkuar 

11 Korrik, 12:03| Përditesimi: 11 Korrik, 12:08

  • Share

Dibër- Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për drogë është arrestuar nga Policia e Dibrës gjatë operacionit të koduar ‘Pritja’, ndërsa më parë ishte arrestuar edhe një tjetër person i dyshuar.

Aksioni u krye bashkë me policinë e kryeqytetit, pasi i dyshuari banonte në Allias.

“Si rezultat i  administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, në bashkëpunim të ngushtë, u kap nga Forca e Posaçme Operacionale Tiranë dhe u vu në pranga E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë”, bëri me dije policia vendore.

Ndaj tij Gjykata e Dibrës, ka kërkuar  ndalimin për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për aktivitet të paligjshëm të kryer në qytezën e Klosit. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?