Kronikë

Dibër/ I vodhi një shumë parash e disa sende personale një gruaje, arrestohet 24-vjeçari

31 Gusht 2024, 09:41| Përditesimi: 31 Gusht 2024, 09:47

  • Share

Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme 24- vjeçarin Kreshnik Skura, pasi i vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një gruaje me inicialet A.K.

Sipas policisë, 24- vjeçarit, banues në Tiranë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan paratë e vjedhura dhe sendet personale, të gruas me inicialet A.K.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ I vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një shtetaseje, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari .

Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet personale. 

 Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases A.K., se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Kreshnik Skura,  i kishte vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale,  menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi:

Kreshnik Skura, 24 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kurioziteti: 31/08/2024 23:54

    Edhe diber paska fis skura nga mati ? Se paskemi dit por sa te rrojme do mesojme! Skura Previzi dhe Gega Jane nje fis i vjeter qe ne mesjete me shtrirje deri ne rodon (Shtjefen Skura komandant kalase Rodonit)! qendra Skurjave antik lumi Mat - Shkopet !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?