DIBËR- Një sherr mes dy familjeve në Dibër ka përfunduar me dt të plagosur, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim.
Burime zyrtare i thanë Report Tv se fillimisht zënka ka nisur mes dy fëmijëve, 29 dhe 20 vjeçar dhe më pas kanë ndërhyrë edhe prindërit e tyre. Shkak për këtë ka qenë një konflikt i mëparshëm për pronat. Si pasojë e zënkës kanë mbetur të plagosur 29-vjeçari me inicialet I. Gj. dhe një nga prindërit, D. Rr. jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë janë arrestuar M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim policor A. Rr,
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”. Ndërkohë, edhe në Sarandë, ditën e djeshme ka pasur një sherr mes dy familjeje si pasojë e konflikteve më të hershme për pronën. nga ky sherr mbetën të plagosur 3 persona.
Shtazë Homo Erectus!
Përgjigju