Policia e Dibrës ka arrestuar tre persona në Maqellarë pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.
Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç – të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata po përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:
A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik", dhe "Shkatërrim i pronës".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur shtetasen Sh.B., 58-vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasit; -L.R., 62 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".
-M.Gj., 66 vjeç, banues në Burrel, pasi me vetëgjyqësi ka penguar të kalojë në rrugë, shtetasin A.Gj., 64 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Komente
