Dibër/ Lejoi dy banorë të prisnin pemët e ahut te “Liqeni i Bataçes”, nën akuzë inspektori i Drejtorisë së Bujqësisë

13 Gusht, 14:59| Përditesimi: 13 Gusht, 15:06

  • Share

Dibër- Lejoi banorë të zonës të prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe nuk informoi strukturat e Policisë vendore, nis hetimi penal për Inspektorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Kullotave në Bashkinë Dibër.

Burime zyrtare nga Komisariati konfirmuan sot (13 Gusht) se referuan materialet në Prokurori për veprën penale "shpërdorimi i detyrës", zyrtarin H.K., 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas duke mos ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi, nuk ka informuar strukturat e policisë, por ka lejuar dy banorë në zonën e tij pyjore të prisnin pemët”, njofton policia.

Më tej specifikohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Liqeni i Bataçes", në fshatin Kacni, teksa janë prerë pa leje 150 pemë ahu dhe 25m³ lëndë drusore.

Hetimet për rastin po i ndjek prokuroria vendore, teksa vijojnë procedurat për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të krimit.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gerdeci: 13/08/2024 21:15

    "Drejtori" te paguaj demin nje per nje dhe te nxirret jashte zyres. Jo ne burg, se nuk kemi pse ta mbajme me buke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?