Foto ilustruese

Kronikë

Nuk bën kontrolle duke favorizuar 2 persona për ndërtim pa leje dhe përpiluan akte administrative fiktive, në pranga kryeinspektori në Dibër dhe 3 vartësit e tij

16 Korrik 2021, 08:34| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 07:07

  • Share

DIBËR- Kryeinspektori i Dibrës së bashku me 3 vartësit e tij janë arrestuar, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar ndërtimin e një objekti pa leje. Ato ishin ngarkuar për të kryer kontrolle në territor, por jo vetëm që nuk bënë këtë, por kanë përpiluar akte administrative fiktive dhe kanë favorizuar 2 persona, të identifikuar me inicialet Sh. B. dhe B. B.. për të ndërtuar pa leje në një hapësirë publike.

Për rrjedhojë, kanë përfunduar në pranga kryeinspektori i identifikuar si Fitim Raska, 33 vjeç dhe tre inspektorët Jetmir Osmani 32 vjeç, Shpëtim Iskurti 51 vjeç dhe Agush Cena. Ndërsa është shpallur në kërkim ish-kryeinspektor e IMT-së, Ermal Xhaka 37 vjeç.

Neglizhenca e këtyre inspektorëve është pasur edhe mos reagim nga ana e DPKZHT. Nisur nga kjo janë vënë në hetim dhe drejtori i DPKZHT Bedri Shehi, Edvin Shahu përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe Argen Cibaku përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?