Dibër/ Maturantët rikthehen pas 25 vitesh në shkollën e mesme në Zerqan, ish- nxënësit e gjejnë të rrënuar

3 Nëntor, 16:00| Përditesimi: 3 Nëntor, 16:10

  • Share

Në ish-shkollën e mesme në Zerqan të Dibrës u mblodhën për tu takuar pas 25 vjetësh, maturantët e vitit 1999. Kishin ardhur nga të gjithë kontinentet për të kujtuar vitet e tyre në kërkim të dijes.

Malli për njeri-tjetrin, nostalgjitë dhe kujtimet ishin të mëdha, por të përshkuara nga trishtimi kur panë se si ishte katandisur kjo vatër e diturisë në Zerqan.

“Përjetuam një rini të trazuar në këtë tranzicion të pafund. U përballëm në moshë të re, rrugëve të botës, me vështirësitë e emigrantit. Por në këto vështirësi gjetëm forcën tonë dhe ndihemi krenar që mësuam në shkollën e Zerqanit, në këtë vatër të ndritur të dijes, për Dibrën e më gjerë”, shprehen ata.

Maturantët  e dikurshëm shprehim zhgënjim për situatën e krijuar ishte i madh dhe apelojnë që institucionet përgjegjëse të vendosin në piedestalin që meriton këtë shkollë.

Një dolli për të lënë pas trishtimin, e për të ndarë me njëri-tjetrin historitë unike të secilit, gjatë 25 viteve rrugëtim për të begatuar e ndërtuar të ardhmen individuale.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?