Sekuestrimet e policisë

Dibër/ Kalonin naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe furnizonin autobusët, në pranga menaxheri i kompanisë së transportit, administratori dhe shoferi

14 Janar 2022, 09:08| Përditesimi: 14 Janar 2022, 09:13

  • Share

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Dibër, të akuzuar se kalonin naftë kontrabantë nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se në pranga kanë rënë Adil Cibaku, Izet Merdini dhe Artur Lami, përkatësisht administrator i një kompanie transporti publik, menaxher dhe shofer. Sipas Policisë, këta persona kishin  instaluar dy serbatorë  për naftë  në një autobus të kompanisë dhe në mënyrë të vazhdueshme merrnin naftë në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një  depozitë nafte në afërsi të kompanisë së tyre.

Po ashtu  dyshohet se ata,nëpërmjet autobusëve të udhëtarëve, kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Pas kontrolleve në ambientet e magazinës së kompanisë u gjet një depozitë e mbushur me naftë në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar  nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

Gjithashtu gjatë kontrollit sekuestruar 10 Aparate transmetimi sinjali televiziv (Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti  në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për  veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”,  “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, "Fshehja e të ardhurave".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kastrati: 14/01/2022 11:10

    Seriozisht???? Kastrati cdo dy anije njeren e ka kontrabande dhe arrestohen persona qe mbledhin 1000 litra nafte qe mos ta blejne ketu me keto cmime abuzuese. Mundohen te kursejne pak lek e ta blejne me lire dhe per kete arrestohen? Ky eshte si te arrestosh nje pencionist se i sjellin ilacet femijet nga jashte qe te mos helmohet nga ilacet e skaduara te mafias se depove. Turp vallaj

    Përgjigju
  • Niku: 14/01/2022 09:47

    Gjynof te hajne burg per kete gje. Gjithsesi, e kane ditur rrezikun.

    Përgjigju
  • Loni: 14/01/2022 09:20

    Seriozisht e keni !? Wow cfare aksioni policior se kam degjuar kurre me par...cudira Alla albanistan

    Përgjigju
    • robi: 14/01/2022 10:21

      po ulen dhe ketu cmimin e naftes o shtet hajdutesh qe te mos ndodhin keto gjera.nga halli e bejne o shtet shkerdhate

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?