Kronikë

Dibër/ I mituri ndoti ujërat e lumit Drin duke hedhur mbeturina, gjobitet me 13 milionë lekë pronari i lokalit (VIDEO)

13 Korrik, 11:21| Përditesimi: 13 Korrik, 11:33

  • Share

Një gjobë prej 13 milionë lekësh është vendosur nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit ndaj një 64-vjeçari në Dibër, pasi ka lejuar ndotjen e lumit Drini i Zi.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një i mitur shihet duke hedhur mbeturina në ujërat e lumit, Policia e Dibrës kreu verifikimet dhe nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M., banues në fshatin Muhurr. Ky shtetas, gjatë punës në lokalin e tij, kishte lejuar të miturin të kryente ndotjen.

Ai po procedohet për veprën penale “Ndotja e ujërave”, ndërsa autoritetet deklarojnë se ndëshkimi vjen në zbatim të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?