Foto ilustruese

Kronikë

Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe vjedhje arrestohet 40-vjeçari nga Bosnje-Hercegocina

25 Qershor, 09:51| Përditesimi: 25 Qershor, 09:53

  • Share

Dibër- Një 40-vjeçar banues në Bosnje- Hercegovinë është arrestuar nga policia kufitare në Dibër.

Sipas uniformave blu i arrestuari ishte në kërkim nga nga autoritet gjermane, për vjedhje me anë të mashtrimit dhe mashtrim në mënyrë të përsëritur.

40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:   

B.S., 40 vjeç, banues në Bosnje-Hercegovinë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn /Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit", "Mashtrim" dhe "Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.  

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?