Policia e Dibrës

Kronikë

Dibër/ Në kërkim për kalim të paligjshëm kufiri, bie në pranga 34-vjeçari i dënuar! Një tjetër nën hetim se dëmtoi tubacionet e vaditjes

25 Korrik, 14:41| Përditesimi: 25 Korrik, 14:43

  • Share

Dibër- Një 34-vjeçar i kërkuar dhe dënuar me burg për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror është arrestuar orët e fundit nga Policia e Dibrës, kurse një tjetër bashkëmoshatar i tij u mor nën akuzë në gjendje të lirë për dëmtimin e tubacioneve të vaditjes së një banori në Klos.

Burime zyrtare thanë sot (25 korrik) se shërbimet për Hetimin e Krimeve, prangosën të kërkuarin L.L., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

“34-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, tha policia vendore.

Kurse Policia e Matit mori nën hetim D.D., 34 vjeç, banues në Klos, pasi me vetëgjygjësi i ka dëmtuar tubin e ujit vaditës, shtetasit D.B.

Për të dyja rastet dosjet iu kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?