Fishekët dhe arma e sekuestruar

Dibër/ S’pranon të paguaj faturën e ujit, 78-vjeçari kanos faturisten e ujësjellësit! Në shtëpi i gjejnë armë gjahu e 320 fishekë

31 Gusht 2023, 09:41| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 10:02

  • Share

Një 78-vjeçar është vënë në pranga nga forcat e policisë, pasi kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.Ndërsa në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit, ku i moshuari nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve.

Pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku në banesën e 78-vjeçarit kanë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?