Policia e Dibrës

Kronikë

Dibër/ Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset, Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren!

27 Maj, 11:44| Përditesimi: 27 Maj, 11:50

  • Share

Mat- Nusja 24-vjeçare dhunon vjehrrën e saj dhe më pas arratiset nga banesa për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Mat, ndërsa e dëmtuara mësohet se ka depozituar edhe denoncimin në Komisariat, i cili sot (27 maj), e konfirmoi.

Shërbimet e policisë vendore bënë me dije se:

“Referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e S.D., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj”.

Mbeten të paqarta motivet dhe rrethanat e ngjarjes, por mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme familjare, teksa hetimet për veprën penale "dhunë në familje" janë ende aktive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?