Makina e policisë duke bërë parakalim të gabuar dhe gjoba

Kronikë

Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës së Arbrit me makinën e Policisë, hetim disiplinor për efektivin dhe 40 mijë lekë gjobë

23 Mars, 20:49| Përditesimi: 23 Mars, 21:02

  • Share

DIBËR-Parakalimi në mënyrë të gabuar me makinën e punës i ka kushtuar jo vetëm gjobën efektivit që e drejtonte në tunelin e Rugës së Arbrit gjatë një parakalimi të gabuar të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, por edhe një hetim disiplinor për të.

Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15  pikë nga Leja e Drejtimit.

Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të mundur identifikimin e targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin  e Policisë, Inspektor D.D

 ‘Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj  drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P,  ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë;  “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, njoftoi sot policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aty: 27/03/2025 19:37

    Cdo me thene parakalim i gabuar, kur dihet qe ne tunel eshte rreptesisht i ndaluar parakalimi. Atij duhet ti vihet gjobe maximale e merituar dhe te vej andej nga ka ardhur. Te them me dhi gaboj pasi dhi nuk ka me, me nje fjale te bej nje zanat tjeter ndofta e ben me mire.

    Përgjigju
  • Arbeni: 27/03/2025 11:21

    Edhe aq e ka pak maskarai,sepse ka rrezikuar jetën e një drejtuesi tjetër automjeti.Për mua ai duhet të pushohet nga puna për tu bër shëmbull për të tjerë policë idiot.Në vënd të jetë shembull i zbatimit të ligjit dhe rregullave të qarkullimit rrugor ky trap maloku shkon e bëhet shkelës i tyre.

    Përgjigju
  • Fshati: 24/03/2025 13:53

    400 euro gjobe plus masa disiplinore, shyqyr qe kane hequr dënimin me vdekje.

    Përgjigju
    • Erblin: 24/03/2025 15:18

      Me te ndal policia ty dhe mu t heq patenten per 1 vit plus 600 mij lek gjob kshuqe pak ka Marr prap

  • Lina Kote: 24/03/2025 13:51

    Komplimente per kete vendim shume te drejte.Ceshtja te vazhdoje te hetohet deri ne fund me seriozitet dhe sukses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?