Ish-drejtoresha e spitalit rajonal të Dibrës, Irini Shehu

Kronikë

U shkarkua nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës vihet në hetim për përndjekje të punonjësve

28 Shkurt, 13:28| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:55

  • Share

DIBËR - Ish-drejtoresha e spitalit rajonal të Dibrës e shkarkuar dy javë më parë, është vënë në hetim nga policia. 44-vjeçarja Irini Shehu, sipas policisë ka përndjekur disa punonjës të spitalit Rajonal të Dibrës ditën e djeshme.

Sipas informacioneve të gazetarit Mahir Jangulli bëhet me dije se ditën e djeshme kryeinfermierja Shpresa Biçi ka bërë fjalë me ish-drejtoreshën dje në drekë dhe ka bërë kallëzim në polici. Më pas Shehu është marrë në polici për t'u pyetur.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi (ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër), për veprën penale "Përndjekja". Ditën e djeshme, 44-vjeçarja dyshohet se ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër.', njofton policia e Dibrës.  

Kujtojmë se më 11 shkurt, Shehu gjatë një mbledhje në spital pati një debat me shefin e financave të spitalit, Shaban Uklala. Më pas Shehu i shkoi në zyrë Uklalës duke e goditur me shishe ujë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime. Më pas Shehu u shkarkua nga funksioni. Tashmë, mesa duket Shehu vijon të ndjekë punonjësit e spitalit.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?