Kronikë

Dibër, plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, identifikohet autori

12 Maj 2018, 00:40| Përditesimi: 12 Maj 2018, 06:07

  • Share

Dibër, është plagosur me armë zjarri një 24 vjeçar me iniciale A.M banues në Peshkopi.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje por për shkak të hetimeve nuk bën me dije të dhënat e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe po hetohet intensivisht për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Informacion paraprak

Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet aurori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.

Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbadhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?