Policia e Dibrës

Kronikë

Dibër/ Plagosja e rëndë zbulon nxjerrjen e inerteve pa licencë në ‘Qafën e Shtamës’, nën akuzë 2 persona! Dy të tjerë hetohen për ndërtim të paligjshëm

8 Shkurt, 13:27| Përditesimi: 8 Shkurt, 13:42

  • Share

Dibër- Plagosja e një 26-vjeçari gjatë punës ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm të gërryerjes së tokës për inerte në zonën e njohur të “Qafës së Shtamës” në Mat.

Policia merr nën akuzë dy personat e dyshuar që kryenin nxjerrjen e inerteve pa licencë dhe po heton gjithashtu edhe 2 persona të tjerë që u kapën në ndërtim objekti pa leje në Dibër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Mat, bënë me dije se referuan materialet në Prokurori për të dyshuarit S.R., 25 vjeç dhe A.S., 26 vjeç, banues në fshatin German, se kanë kryer veprat penale "fshehja e të ardhurave" dhe "shpërdorimi i tokës". 

“Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta dy shtetas në vendin e quajtur rruga e "Qafë Shtamës", kanë dëmtuar dhe gërryer tokën me qëllim nxjerrjen e inerteve. Gjatë ngarkimit të inerteve në kamion, ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Gjithashtu në Dibër janë marrë nën hetim D.M., 24 vjeç dhe A.M., 49 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime për ndërtim objektesh, pa u pajisur me leje përkatëse.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?