Kronikë

Dibër/ Po punonte në minierën e Martaneshit, 40-vjeçari plagoset në këmbë, Policia nis hetimet për kushtet e sigurisë

30 Maj, 12:11| Përditesimi: 30 Maj, 12:15

  • Share

Dibër- Një tjetër minator për pak sa nuk ka humbur jetën, teksa ishte në detyrë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku ndodhen galeri kromi, ndërsa i plagosur në këmbë ka mbetur gjatë punës 40-vjeçari I.D.

Policia vendore konfirmoi sot (30 maj ngjarjen e ndodhur dhe nisjen e hetimeve të rastit për kushtet e sigurisë në punë, rrethanat dhe shkaqet.

“Në një subjekt minerar në Martanesh, I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.

Në pyetje po merren drejtuesit e subjektit dhe përgjegjësit teknikë, ndërsa hetimet e rastit i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?