Një 41-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap nga Policia Dibër duke transportuar me kamion dru të prera në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrolleve të kryera në njësinë Administrative Muhurr, unifromat blu kapën në flagrancë A.B., 41 vjeç, duke transportuar me automjet kamion, lëndë drusore, pa dokumenntacionin përkatës.
Për pasojë ai u vu nën hetim në gjendje të lirë, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.
Vetem qe ka IFA akoma duhet tia falin
Përgjigju