Dibër, prindërit refuzojnë mbylljen e shkollës Kllobçisht

12 Mars, 18:18| Përditesimi: 12 Mars, 19:04

  • Share

DIBER-  Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër braktisë mësimin, pasi janë kundër vendimit për mbylljen e shkollës dhe transferimin e tyre në fshatin Kërçisht.

Prindërit e tyre protestuan edhe tek shkolla e fshatit ku deklaruan se e refuzojnë këtë lëvizje të fëmijëve, në kohën kur shkolla e fshatit afron të gjitha kushtet.

“Nuk do i dërgojmë. Pa shkollë do i lejmë. Shiko çfarë shkolle është, çfarë fshati është. Do i lëmë pa shkollë”, tha një prind.

“Nuk jemi dakord të çojmë as 8 vjeçare dhe as filloren në Kërçisht. I sjellin nënat dhe baballarët këtu. I kemi kushtet e mira”, tha një tjetër.

Prindërit thonë se transferimi i nxënësve është i paargumentuar pasi shkolla e fshatit të tyre ka më shumë nxënës se ajo që është kërkuar t’i transferojnë.

“Ne i duam këto. E kemi shkollën këtu. Nuk jemi dakord të çojmë nxënës atje. Kemi dhënë firma që nuk jemi dakord ti çojmë në Kërçisht. Edhe dy fshatra të tjerë i ka përballu kjo shkollë. Kanë ikur nxënësit në emigrim”, tha një tjetër.

Nëse autoritetet nuk tërheqin vendimin, prindërit thonë se bojkotimi i mësimit nga fëmijët e tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?