Kronikë

Dibër/ Prisnin dru në mënyrë të jashtëligjshme, në hetim 4 persona, një tjetër shpallet në kërkim

5 Shtator 2024, 09:48| Përditesimi: 5 Shtator 2024, 09:58

  • Share

DIBËR - Katër persona janë vënë në hetim dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi u kapën në flagranë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në njësinë administrative Arras të Dibrës.

Ata u kapën nga droni i policisë si dhe nga patrulla këmbësore. Pasi i prisnin lëndët drusore, këta persona i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre, në vendin e quajtur ‘Ceka e Xhikajve’.

Katër personat e vënë në hetim janë: E.Gj., 40 vjeç, Sh.Xh., 64 vjeç, A.Gj., 67 vjeç dhe M.Xh., 68 vjeç. Ndërkohë vijon puna për kapjen e S.T., 38 vjeç banues në Tiranë, bashkëpunëtor i persona të proceduar.

'Në vendin e quajtur "Ceka e Xhikajve", njësia Administrative Arras, shërbimet e Policisë  kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre.   

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, dhe vijon puna për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë,  bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?