Dibër- Rikthehet problematika e bllokimit të “Rrugës së Arbrit”.
Prej më shumë se dy orësh ky aks mësohet se ka pengim të qarkullimit dhe radhë të gjata automjetesh.
Gazetari Mahir Jangulli raporton nga situata se ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Shkalla e Tujanit”.
Arsyeja e bllokimit janë punimet në skrapatat anësore të rrugës, për të shmangur erozionin apo rrëshqitjet e dherave dhe shkaktuar ndonjë aksident.
Teksa çdo dy orë ka bllokim rruge dhe kjo situatë është bërë problematike dhe shqetësuese, për arsye se në atë aks kombëtar ka dhe urgjenca mjekësore që kalojnë dhe kërkojnë korsi të lirë.