Policia e Dibrës, foto arkiv

Kronikë

Dibër/ Punonjësi rrëzohet nga lartësia gjatë ndërtimit të hidrocentralit, vihen nën hetim drejtuesi teknik dhe inxhineri i subjektit

21 Shtator, 11:38| Përditesimi: 21 Shtator, 11:42

  • Share

Një 50-vjeçar, punonjës i një subjekti që po kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Selane tq Dibrës, është rrëzuar nga një lartësi gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe punonjësi është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën hetim u vendosën drejtuesi teknik dhe inxhinieri i subjektit, 70 dhe 58-vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasit D.D., 70 vjeç, banues në Tiranë, dhe L.Sh., 58 vjeç, banues në Dibër, me detyra drejtues teknik dhe inxhinier, në një subjekt që kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Selane, pasi dje, gjatë punës, është rrëzuar nga një lartësi shtetasi Q.M., 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?