Dibër/ Shpërndanin lëndë narkotike në doza, në pranga 27-vjeçari, 5 të tjerë në hetim

23 Qershor, 10:33| Përditesimi: 23 Qershor, 10:39

  • Share

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Bulqizë-Tiranë nga policia pasi në automjet iu gjet një sasi kanabisi të ndarë në doza.

Ndërkohë po vijon hetimi për pasagjerët që udhëtonin me 27 vjeçarin të identifikuar si M.Gj, konkretisht  M.A.; M.Ç.;  B.H.; E.V.;  të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallzimi i krimit". 

Po ashtu nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokaine thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i të riut u krye në kuadër të Megaoperacionit “Tempulli 3.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?