Litrat naftë kontrabandë

Kronikë

Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 11:07| Përditesimi: 14 Maj, 11:15

  • Share

Dibër- Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant.

Sipas njoftimit të policisë ai u arrestua për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Pas kontrolleve të kryera efektivët sekuestruan 17 bidonë me benzinë dhe naftë dhe automjeti me të cilin i transportonte 54-vjeçari.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin P. Ç., në të cilin u gjetën 17 bidonë të mbushur me 412 litra benzinë dhe naftë, që ky shtetas po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.    

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashku me automjetin, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?