Dibër- Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari i dyshuar.
Policia e Dibrës njoftoi sot se ka marrë njoftim se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një person po tentonte të merrte me forcë një vajzë të mitur. Menjëherë kanë shkuar në drejtim të këtij fshati.
Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i të dyshuarit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.
Gjithashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë J. D., 37 vjeç, banues në fshatin Tomin, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 37-vjeçari.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)