Dibër/ 3 ditë helmim masiv nga uji i pijshëm, rreth 200 banorë me diarre e të vjella! Prefekti: Ujërat e shiut deportuan në depot e ujësjellësit

9 Tetor, 10:44| Përditesimi: 9 Tetor, 14:55

  • Share

Rreth 200 banorë të fshatrave në Dibër kanë përfunduar në urgjencë me shenja helmimi, diarre dhe të vjella.

Nga e hëna e 7 tetorit e deri të mërkurën numërohen mbi 200 banorë të helmuar që kanë marrë mjekim në urgjencë, ndërsa 5 fëmijë dhe një i rritur janë në gjendje më të rëndë ndaj janë shtruar në spitalin e Peshkopisë. Shkak për helmimin masiv të banorëve është ndotja e ujit të pijshëm, vertetuar nga analizat e ISHP-së.

Shefja e Urgjencës së Spitali Rajonal Dibër dhe mjekja Infeksioniste Neada Hoxha, u shpreh se gjatë 3 ditëve kanë qenë 200 raste që janë paraqitur në spital, ndërsa ditën e sotme janë paraqitur 25 raste për të marr ndihmë mjekësore.

“Janë paraqitur rreth 200 raste gjatë këtyre 3 ditëve, të cilët janë të rritur dhe fëmijë. Rastet janë të formave të lehta me të përziera, të vjedha  dhe diarre. Fluksi ditën e parë ka qenë i shtuar, ditën e djeshme ka pësuar një rënie dhe sot totali i të rriturve dhe fëmijve që janë paraqitur është 25 raste. Këto janë raste të formave të lehta dhe u bëjë thirrje banorëve të këtyre zonave që të trajtohen në shtëpi pa u paraqitur në spital, pasi nuk ka ndonjë gjë shqetësuese. Nuk kemi raste të hospitalizuara nga këto zona”, tha Neada Hoxha.

Prefekti, Nexhbedin Shehu, u shpreh se në total janë rreth 4 mijë banorë që kanë shfaqur probleme.  

"Janë të prekur 8 fshatra, 3-4 mijë banorë, me probleme si heqje barku e të vjella. Ditën e parë 100 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë kanë marrë serume ditor, dje kanë qenë 10 persona të tjerë. Kanë dalë analizat e ujit të Ujësjellësit të Sopanikës që furnizon këto fshatra dhe ka ngarkesë mikrobakteriale. Pra uji nuk është i pijshëm”, tha ai. 

Sic prefekti konfirmon në intervistën për Report tv, për shkak të reshjeve, ujërat e shiut kanë deportuar në depot e ujësjellësit të Sopanikës, i cili furnizon rreth 4 mijë banorë në fshatrat Kastriot,Vakuf, Fushë Alie, etj.

“Dyshohet se ka hyrë uji i shiut i kontaminuar në depo. Gjatë ditës së djeshme të gjitha depot janë dezifenktuar me klor”, tha ai. 

Përgjegjës për helmimin masiv të popullatës është Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve, Dibër në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës që ka për detyrë parësore sigurimin e ujit të pijshëm, e të pastër. Ky institucion nuk ka ende reagim publik, ndërsa policia bën të ditur se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, shkaqeve të helmimit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 09/10/2024 17:07

    Jo deportuan, por depertuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?